VIDEO/ Kamera e kap rastësisht, dy lojtarët e Arsenalit grinden me njëri-tjetrin si të ishte…futboll lagjesh

Nga Klaudio Ndreca

Arsenali arriti që të bind me lojë dhe rezultat në fitoren 0-3 që ka marrë ndaj Fulhamit. Kjo ishte ndeshja e parë në “Premier League” dhe topçinjtë dominuan duke krijuar më tepër raste se kundërshtari, por edhe me një qetësi në lojë, që nuk i ka karakterizuar më herët.

Gjithsesi kjo ishte pamja dhe panorama e 90 minutave të takimit, pasi ka edhe një tjetër anë që vjen nga kjo skuadër. Përpara ndeshjes, në momentin kur lojtarët po bënin nxehmjen, Eddie Nketiah dhe Dani Ceballos janë grindur me njëri-tjetrin.

Një prej gazetarëve të “BT Sport” ishte duke bërë raportimin live nga stadiumi kur papritur janë nxehur gjakrat mes futbollistëve. Si të ishin në futboll lagjesh dhe pak lidhje me profesionalizmin, është rrezikuar edhe një dëmtim i mundshëm përpara nisjes së takimit, ndërsa është dashur ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjerë që situata të mos precipitonte më tej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online