E FUNDIT/ Çfarë do të ndodh me futbollin në Shqipëri? Vendimet zyrtare: Zbresin në 19 shtator, por lojtarët…

Në Shqipëri do të vazhdohet me bojkotin e futbollit nga klubet e Superiores. Ky ishte edhe vendimi i Ligës Profesioniste në ditën e sotme që ka mbajtur në fuqi dakortësimin e mëparshëm. Nga ana e Qeverisë duhet të plotësohen katër pikat e parashtruara që futbolli të ketë më shumë zhvillim.

Vetëm pak minuta më parë Liga Profesioniste e Futbollit ka bërë publike vendimet e marra në ditën e sotme nga mbledhja e bërë me krerët e klubeve. Pikësëpari konfirmohet se klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin, ndërsa në datën 19 shtator do të zhvillohet disi më ndryshe pasi skuadrat do të rreshtohen në fushën e lojës dhe do të lexojnë kërkesat e Ligës për Qeverinë. /Sport Ekspres/

Liga Profesioniste e Futbollit

Vendim unanim i mbledhjes së datës 12 shtator 2020.

1) Klubet nuk do ta ndërpresin bojkotin e kampionatit dhe nuk do rikthehen më në fushat e blerta deri në përmbushjen e plotë të katër kërkesave të tyre. Në datën 19 shtator bojkoti do zhvillohet, pasi skuadrat të zbresin në fushë, të rreshtohen, të lexojnë kërkesat e Ligës dhe të solidarizohen me to. Nuk presim premtime nga qeveria, presim përmbushje të katër kërkesave tona minimale.

2) Mirëpresim vullnetin e shprehur të qeverisë për bisedime.

a – Këto bisedime duhet të jenë tripalëshe: Qeveri-FSHF-Ligë.

b – Grupi përfaqësues i Ligës në bisedimet me qeverinë përbëhet nga Koço Kokëdhima, Refik Halili dhe Gazment Demi.

Ne presim ftesën e qeverisë që këto bisedime të bëhen me të dhe në tryezat e saj.

c – Ne përshëndesim gatishmërinë, kontributin dhe përpjekjet e zotit Fidel Ylli për të përmirësuar kuadrin ligjor për sportet në Shqipëri dhe kemi besim se ai do mbetet i angazhuar për të mbështetur kërkesat tona. Për të biseduar me të Liga autorizon sekretarin e saj të përgjithshëm, Dritan Kadia.

3) Posterat e Ligës për bojkotin do bëhen publike nga dita e sotme.

4) U bëjmë thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e Ligës dhe të mbështesin futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online