Armando Sadiku ka pësuar një shndërrim rrënjësor me afriimin e trajnerit të ri në radhët e Las Palmasit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij të 4-t në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara në La Liga 2. Lojtari nga Elbasani shfrytëzon më së miri një top në zonë dhe me goditjen e menjëhershme e dërgon topin në rrjetë në minutën e 22-të.
Goli i tij solli baraspeshën kundër Eibarit, i cili mban vendin e parë në renditjen e kampionatit. Ndërkmohë Jese dërgoi topin për të dytën herë në rrjetën e Eibarit në minutën e 45, duke e dërguar ekipin në dhomat e zhveshjes në epërsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/