VIDEO/ Armando Sadiku shkëlqen me Las Palmasin, dopieta e tij i jep fitoren skuadrës në kampionat

Armando Sadiku ka përjetuar padyshim mbrëmjen më të bukur të tij në radhët e Las Palmasit. Fillimi ka qenë i vështirë për lojtarin nga Elbasani, i cili tashmë duket se ka lënë pas vështirësitë dhe është përshtatur me ekipin. Sulmuesi shqiptar ishte i pari që hapi serinë e golave për Las Palmasin, teksa në minutën e 23-të vendosi barazimin e përkohshëm.

Ndërkohë ndeshja do të mbyllej po me emrin e tij në listën e golashënuesve. Në minutën e 75, Sadiku gjendet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Topi i grushtuar nga portieri gjendet pranë tij dhe 30-vjeçari e shtyn menjëherë drejt rrjetës. Dopieta e tij i sjell kështu fitoren Las Palmasit, që mposht 4-2 Leganesin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online