Armando Sadiku po kalon një formë të mirë në La Liga 2 këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij të tretë në kampionat. Lojtari nga Elbasani ka tundur rrjetën e Alavesit në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë. Kartagjena fiton të drejtën e një penalltie dhe pranë 11 metrave qendron pikërisht Sadiku.
Ky i fundit tregohet i saktë përpara portës dhe mposht portierin kundërshtar për ta dërguar skuadrën në epërsi në dhomat e zhveshjes. Por me fillimin e pjesës së dytë Alaveshi është kundërpërgjigjur me Miguel de la Fuenten, i cili barazon rezultatin në minutën e 47. Përballja ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1, me ekipet që ndahen kështu me nga një pikë nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Armando Sadiku y su tercer gol esta campaña. 2/2 en penales. Merecida recompensa para un delantero tan sacrificado por el equipo y que tanto ha buscado el gol esta noche. pic.twitter.com/rYjXWsuF2k
— IPEstadisticas (@Isidro_____) September 26, 2022