VIDEO/ Armando Sadiku i jep një dorë skuadrës, Kartagjena kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Mbretit

Kartagjena ka kaluar me sukses raundin e dytë të Kupës së Mbretit. Koha e rregullt nuk ka mjaftuar për të përcaktuar fituesin, teksa Alkorkon-Kartagjena u mbyll me shifrat 1-1. I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe Armando Sadiku, i cili hyri nga stoli në minutën e 75 dhe dha kontributin e tij në ruletën e penalltive.

Lojtarët që goditën të parët, për të secilën skuadër, dështuan të shënonin nga pika e bardhë e 11 metrave. Të njëjtin gabim nuk e bëri Sadiku, i cili gjuajti i dyti për Kartagjenën dhe mposht portierin kundërshtar. Në fund penalltitë flasin për Kartagjenën, e cila shënon 4 prej tyre, ndërsa Alkorkoni vetëm 2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online