Skena të pabesueshme vijnë nga Franca. Ndeshja mes Nisës dhe Këlnit, e cila ishte planifikuar të niste në orën 18:45, është anulluar. Shkak për këtë vendim janë bërë tifozët. Si rrallë më parë në një kompeticion madhor të UEFA-s si Europa League, tifozët janë përfshirë në një dhu.në masive. Në stafin e Nisës do të bënte debutimin në Europë edhe zëvendës trajneri Arjan Peço, i cili përjeton nga afër kaosin që mbërtheu stadiumin.
Tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të njëri-tjetrit, por nuk kanë munguar as shkelmat e grushtat, si dhe sende të tjera të forta. Sherrit nuk i kanë shpëtuar as stjuartët, të cilët nuk i kanë kursyer grushtat ndaj tifozëve. Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale shihet njëri prej punonjësve të sigurisë që ka bërë rolin e boksierit, duke grushtuar vazhdimisht njërin prej tifozëve që gjendej pranë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
What is going on at the Nice vs Koln game why is the stewards beating up fans bro ? also wtf do they feed the stewards in France ??? pic.twitter.com/MgwjdgKQ9D
— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 8, 2022