Antverpi është duke fituar me shifrat 2-0 kundër Genkut. Protagonist në këtë takim është edhe Arbnor Muja. Antverpi ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të të ndeshjes dhe meritë këtu ka edhe lojtari shqiptar.
Muja gjendet në krahun e djathtë të sulmit, nga ku i servir golin Jensenit. Pasimi është i përsosur dhe Jensenit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta shtyjë topin në rrjetë. Në minutën e 11 Balikvisha dyfishon rezultatin, i cili është ende në fuqi në këtë pjesë të parë të lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/