VIDEO/ Arbër Zeneli dhuron magji në Francë, shënon supergol nga goditja e këndit

Reims ka humbur në transfertën e sotme kundër Brest me shifrat 2-1. Honorat kaloi vendasit në avantazh në minutën e 30 të takimit, ndërsa në pjesën e dytë ishte pikërisht një shqiptar ai që vendosi baraspeshën e përkohshme. Nuk ka qenë një gol i zakonshëm ai i ardhur nga këmba e Arbër Zenelit, që ka dhuruar magji në Francë.

Anësori dardan shkon pranë flamurit për të ekzekutuar një goditje këndi dhe prej aty nuk zgjedh krosimin, por tenton vetë portën, duke shënuar kështu një supergol për ekipin e tij. Ndërkohë ky ishte edhe goli i tij i parë për këtë sezon në Ligue 1. Megjithatë perla e Zenelit nuk ka mjaftuar për t’i sjellë pikë Reims-it, pasi Brest gjen sërish avantazhin dhe largohet me fitore nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1338144712721633280

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online