VIDEO/ Arabia dhe ShBA-të nuk bëjnë për të, Modriç në majat e futbollit edhe në moshën 37-vjeçare

Futbolli eueopian gjendet në një periudhë tranzicioni, ku ikonat që kanë shkruar historinë në dekadën e fundit po i lënë stafetën brezave të rinj. Lojtarë të mëdhenj si Ronaldo e Benzema zgjodhën miliardat e Arabisë për të mbyllur karrierën e tyre, për të mos harruar dhe Lionel Mesin, që zgjodhi të largohej nga Europa për një kampionat më pak impenjues si ai i ShBA-ve. Por Luka Modriç refuzon të ndjekë udhën e kolegëve të tij.

Mesfushori kroat vazhdon të luajë në majat e futbollit europian, duke mos e humbur klasin e tij as në moshën 37-vjeçare. Vitet duket sikur nuk ndikojnë aspak në lojën e tij dhe kjo u pa qartë në mbrëmjen e djeshme. Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve u mbyll pas 120 minutave lojë, ku Luka Modriç ishte padyshim lojtari vendimtar për Kroacinë. Mesfushori 37-vjeçar fitoi një 11 metërsh, dha një asist dhe shënoi një gol në fitoren 4-2 kundër Holandës. Thjesht i jashtëzakonshëm./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online