Sekreti i Acerbit që ndali Haland, askush nuk mund ta shihte dot në sy bukuroshen e mbrojtësit të Interit në finalen e Champions

Finalja e Champions League është një ndeshje që nuk luhet çdo ditë dhe bashkëshortet apo të dashurat e futbollistëve nuk mund të mungonin në një event të tillë. Kështu ka ndodhur edhe me avokaten Claudia Scarpari.

Manchester City mposhti Interin me rezultat 1-0 në finalen e madhe. Nerazzurrët treguan dhëmbët për qytetarët dhe të gjithë në klubin italian mund të krenohen me paraqitjen e tyre. 

Duket se tashmë është gjetur edhe sekreti i Francesco Acerbit që ndali Erling Haaland, quhet Claudia Scarpari.

Biondja tërheqëse, e cila me profesion është juriste, është shfaqur në stadiumin Kemal Ataturk me një veshje mjaft tërheqëse dhe ka tërhequr vëmendjen e meshkujve, me këta të fundit që e kishin të pamundur që ta shihnin në sy. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online