VIDEO/ Anis Mehmeti tund rrjetën, vazhdon serinë e golave në Angli

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Anis Mehmeti po përjeton një nga sezonet e tij më të mira në karrierë. Lojtari shqiptar ka qenë mjaft produktiv përpara portës, teksa deri më tani numëron 10 gola me fanellën e Bristol Sitit. Anësori 24-vjeçar vazhdon serinë e golave në nivelin e dytë të futbollit anglez, teksa ia ka dalë ta dërgojë topin në rrjetë edhe mbrëmjen e sotme.

Bristoli është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër Stok Sitit falë golit të shënuar nga Mehmeti në minutën e 11 të takimit./Sport Ekspres/