VIDEO/ Anis Mehmeti dhuron spektakël në Angli, 4 golat vijnë nga krahu i shqiptarit te Bristol City në “EFL Cup”

Anis Mehmeti është rikthyer që të luajë titullar me Bristol City. Futbollisti shqiptar e humbi këtë vend pas disa paraqitjeve jo të mira, por në këtë sezon të ri është rikthyer për të bindur trajnerin. Në ditën e djeshme, Bristol City ka fitur ndaj Oxford me shifrat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për “EFL Cup”. Katër golat e Bristol City kanë ardhur nga krahu i Anis Mehmetit, me shqiptarin që ishte pjesëmarrës në aksionet e golit. Por kryesisht merita më e madhe i takon këtij lojtari në dy golat e parë të Bristolit.

Pas disa kombinimeve të mira mes Mehmetit dhe Roberts, ky i fundit gjeti Cornick që shënoi golin e parë. Madje në atë moment Anisi turpëroi edhe një lojtar kundërshtar duke i bërë “tunelin”. Ndërkohë në golin e dytë ishte sërish Anis Mehmeti që pasi merr krahun dhe fut topin e rrezikshëm në zonë, me një devijim të pasaktë të mbrojtësit kundërshtar, Jason Knight gjen golin e dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online