AEL Larisa ka luajtur ditën e sotme kundër Asteras Tripolis ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të kupës së Greqisë. Fatjon Andoni ka luajtur si titullar për 90 minuta, ku dhe ka gjetur rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, në një ndeshje, që përfundoi me shifrat 3-2 në favor të vendasve.
Fillimisht, Larisa kaloi në avantazh pas 6 mintuash, me anë të Deletiç, ndërsa në minutën e 22-të dyfishoi gjithçka me anë të Ziziç. Ekipi i Asteras shkurtoi diferencën në minutën e 43-të, ku Tsilianidis shënoi për miqtë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ishte pikërisht shqiptari Andoni, i cili shënoi nga pika e bardhë për të çuar shifrat në 3-1.
Në pjesën e dytë miqtë shënuan dhe sfida përfundoi 3-2. Ky ishte goli i dytë sezonal për Fatjon Andonin, i cili është një lojtar kyç në mesfushën e Larisës. Aktualisht, 27-vjeçari luan sezonin e tretë të tij në ekipin e AEL Larisës.
https://www.youtube.com/watch?v=RAmEm5ixR4k