Carlo Ancelotti ka treguar autoritetin e tij të fortë përpara Superkupës së Europës. Trajneri italian ka vendosur të turpërojë përpara të gjithëve Dani Ceballos-in. Ky i fundit është urdhëruar të dalë mënjanë gjatë seancës stërvitore në momentin kur ekipi do të zhvillonte një mini lojë mes lojtarëve madrilenë.
Me trishtimin dhe inatin që i dallohej lehtësisht në fytyrë, Ceballos ulet mbi top dhe sheh shokët e skuadrës teksa luajnë. Pasi përfundoi ndeshja, lojtari shkelmon topin në ajër për të shfryrë nervat e tij. Duket se në planet e Ancelotti-t nuk ka vend për Dani Ceballos-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?IMAGEN @elchiringuitotv ?
?¡UFFFF! Gestos de CABREO de CEBALLOS que traerán cola…
??¿Enfado o molestias? #ChiringuitoMadrid pic.twitter.com/V3aLIXLzVB
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 9, 2022