“Nuk duhen fjalë, duhen fakte”, Diego Simeoe kërcënon Interin: Është koha për hakmarrje

Diego Simeone është paraqitur përpara gazetarëve në prag të sfidës së rëndësishme kundër Interit. Zikaltrit fituan përballjen e parë në “Xhuzepe Meaxa” dhe siç thotë edhe trajneri i Atletikos, nesër është koha për hakmarrje. Simeone e vlerëson Interin si një nga skuadrat më të mira të Europës, por shton se e di çfarë duhet të bëjë për të sfiduar një kundërshtarë të këtij niveli.

“Nuk duhen fjalë, duhen fakte. Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër një rivali që është ndër më të mirët në Europë. Kam besim absolut te lojtarët e mi. E di se nesër do të jetë një ndeshje e mirë. Unë i kam idetë shumë të qarta, po e kuptoj atë që po ndodh me ne. Ne humbëm 1-0 në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës më të mirë për momentin dhe tani po kërkojmë hakmarrje. Futbolli padyshim nuk fal. Kur bën një gabim, humbet. Shpresojmë të jemi në gjendje të rritemi duke përfituar nga ajo që ndodhi në ndeshjen e parë. Kam besim te lojtarët, e di se çfarë duhet të bëjmë për t’u përballur me një rival të madh”, ka deklaruar Diego Simeone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/