VIDEO/ Aksidenti i rrezikshëm nxjerr edhe Latifin jashtë piste, Formula 1 ngre 2 herë flamurin e kuq

Gara e Toskanës nuk ka shkuar aspak mirë për shumë prej pilotëve të Formula 1. Gjithçka nisi vërtetë keq, teksa që në xhiron e parë Botas dhe Vesrtapen përfundojnë jashtë asfaltit për t’i dhënë fund garës pa filluar mirë. Ndërkohë vetëm 5 xhiro më vonë një aksident i rrezikshëm nxjerr jashtë loje 4 pilotë, ku mes tyre është edhe shqiptari Latifi.

Pavarësisht se makinat ishin të shoqëruara nga makina e sigurisë, Giovinazzi, Latifi, Magnusen dhe Sainz kanë përfunduar të gjithë jashtë piste dhe janë detyruar të lënë përfundimisht njëvendëshen e tyre për këtë Grand Prix.

Një aksident i rrezikshëm ky që la pas shumë mbetje në pistë. Për herë të parë pas 4 vitesh Formula 1 ngre flamurin e kuq 2 herë brenda një gare, pasi e kuqja do të vëlëvitej sërish për pilotët pak momente para fundit. Një sinjalizim ky që tregon ndërprerjen e garës deri në një moment të dytë. Triumfi në fund i takoi të përhershmit Hamilton, që nuk di të ndalet me Grand Prix-et e fituara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online