VIDEO/ I papërmbajtshëm me driblime, Armando Broja debuton dhe e nis me “marsh të pestë” me Viteshen

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja ka debutuar në Holandë duke u aktivizuar vetëm në minutën e 85 përballë RKC Wallwijk. Pak minuta fillimisht për sulmuesin shqiptar, por kjo nuk do të thotë se nuk ka histori brenda për të. Talenti kuqezi e ka nisur menjëherë me “marsh të pestë” te Viteshe, si të ishte duke luajtur ende me fanellën e Chelseat tek të rinjtë. Aspak problem për ambientimin dhe vështirësinë në elitën e Holandës, por duke i impresionuar menjëherë te Viteshe.

Sapo hyri në fushën e lojës, Broja e nis përshëndetjen me kundërshtarët duke bërë disa driblime. Në minutën e 90 të takimit do të kishte një shans të artë teksa sulmuesi shqiptar i la “targën” në krahun e djathtë mbrojtësit të RKC, duke kaluar me suksesin edhe portierin e kundërshtarëve, por duke u ndalur në minutën e fundit për të shtyrë topin në rrjetë.

I papërmbajtshëm ishte edhe në minutën e 92 ku sërish do të dilte nga krahu i djathtë për të nxjerrë një top fantastik në zonë që të shënohej goli i dytë, por nuk u realizua nga shoku i tij i skuadrës, pasi sfera shkoi qëndrore të portieri. Në vetëm 5 minuta dhe me 9 prekje të topit, 3/4 në dhënien e pasime dhe 2 driblimeve të dala me sukses në aq të provuara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online