Kampionati në Izrael sapo ka nisur dhe janë luajtur vetëm 5 javë, por ekipet kanë nisur që të dallohen për objektivat që kanë. Valon Ahmedi vendoi që të linte Mariborin për një eksperiencë të re tek ekipi i Hapoel Ironi Kiryat Shmona.
Interesant fakti se para se të shkonte ,mesfushori me tipare sulmuese, skuadra izraelite kishte marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje, ndërsa me Ahmedin në fushë ka mundur që të marrë 7 pikë në 3 takime dhe të shkojë në kuotën e 8 pikëve pas 5 javësh. Ahmedi është kthyer në një titullar menjëherë në skuadrën e re, pasi ka zbritur në fushë në të tre takimet që nga minuta e parë.
Në ndeshjen e fundit, ndaj Beitar Jerusalem, 23-vjeçari ishte protagonist me një asist, pasi harkoi bukur nga një goditje këndi. Një nisje e mirë në një kampionat ku shqiptarët nuk është se kanë spikatur, por tani Ahmedi duket se është gati që të lërë gjurmë dhe e ka nisur mjaft mirë.