Nedim Bajrami ka shënuar në ndeshjen që Empoli po zhvillon kundër Breshias. Rezultati është në shifrat 3-2 ndërsa mesfushori shqiptar realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 17. Goditja e ardhur nga distanca kishte “saktësinë kirurgjikale” duke mbërritur në cepin e portës së mbrojtur nga Joronen.
Futbollisti shqiptar shquhet për golat e shënuara nga largësi të konsiderueshme, për të zgjidhur i vetëm problemet e skuadrës. Bajrami do të afrohej te Shqipëria në ndeshjet e marsit, por rregullat e FIFA-s nuk e lejonin bashkimin me kuqezinjtë pasi ka përfaqësuar Zvicrën pas moshës 21-vjeçare. Megjithatë FSHF nuk është dorëzuar kaq lehtë dhe e ka dërguar deri në fund çështjen që futbollistit t’i plotësohet dëshira e përfaqësimit të atdheut. /Sport Ekspres/