VIDEO/ Adoleshenti 17-vjeçar që mahniti Europën, lë pa fjalë edhe Guardiolën: Nuk e besoj dot, po na gënjen për moshën

0

Ylli i mbrëmjes së sotme në “Champions League” ishte Jude Bellingham. Ky i fundit shkëlqeu kundër Manchester City-t dhe shënoi golin e parë në moshën 17-vjeçare. Po është e vërtetë, vetëm 17-vjeç dhe trondit rrjetën e ekipit të njohur në Europë dhe në kompeticionin më të rëndësishëm.

Performanca e Bellingham ka qenë e lartësisë së lartë duke lënë pa fjalë edhe trajnerin kundërshtar, Pep Guardiola. Ky i fundit nuk mund ta besonte moshën e talentit të Dortmundit: “Nuk e besoj dot në fakt. Ndoshta po na gënjen për moshë. Është kaq shumë i mirë për të qenë 17-vjeç”, u shpreh trajneri i “qytetarëve”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.