Katër lojtarë shqiptarë kanë debutuar sot për të parën herë në karrierën e tyre në një kampionat, duke përfaqësuar fanellën e Maqedonisë së Veriut kundër Austrisë. Përpos humbjes, ky takim tregoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të bashkuar dhe nuk e lënë vetëm njëri-tjetrin në fushën e lojës.
Në minutën e 52-të Alioski shkakton një faull dhe gjendet i shtrirë në fushë së bashku me kundërshtarin e tij. Në këtë moment austriakët nisin ta rrethojnë, por menjëherë në krahë i del bashkëkombasi i tij, Ademi. Ky i fundit shkon i vetëm kundër të gjithë Austrisë për të mbrojtur Ezgjan Alioskin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/