VIDEO/ A do të luante më shumë te AEK nëse do zgjidhte Greqinë para Shqipërisë? Ja si përgjigjet Mario Mitaj

Mario Mitaj ishte më herët pjesë e AEK dhe më pas do të transferohej në Rusi te Lokomotiva e Moskës. Mbrojtësi shqiptar nuk kishte shumë hapësira te ekipi grek, pavarësisht se e vlerësonin si një prej talenteve më të mëdhenj.

A do të kishte më shumë minuta Mitaj te AEK nëse do të zgjidhte Greqinë para Shqipërisë? Kjo është pyetja që i është bërë mbrojtësit në emisionin Koha Shtesë, nisur nga rasti flagrant i Ajdarevic. Ky futbollist luante titullar fiks në ekipin e tij në Greqi dhe menjëherë pasi Panuci e solli te Shqipëria, do të shkonte në stol për një kohë të gjatë derisa u largua. (Emisionin e plot të Koha Shtesë me Mitajn e gjeni më poshtë)

“Përgjigja është e vështirë se jemi në supozim. Mund të ishte më e lehtë që të luaja te AEK nëse zgjidhja Greqinë. Megjithatë të them të drejtën nuk është se kam pasur presion nga AEK, ma kanë lënë vetë në dorë që të zgjedh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk më kanë bërë shumë presion që të zgjedh Greqinë. I thashë që dua të zgjedh Shqipërinë dhe ata më kanë respektuar në këtë zgjedhje që kam bërë”, tha Mitaj. /Sport Ekspres/