VIDEO/ 8 lojtarë të Barcelonës në sulm! Tiki-taka ndaj Sociedadit, shihni sesi vendoset në gjumë kundërshtari

Tashmë askush nuk ka dyshime: “Faji i krizës së Barcelonës ishte Bartomeu”. Menjëherë pas largimit të këtij presidenti dhe ardhjes së Laportës, katalanasit kanë ndryshuar si me magji. Mesi po kthehet në magjinë e dikurshme dhe jo më duke ecur si një “fantazmë” në fushën e blertë.

Këtë herë Barcelona ka mundur Sociedadin në shifrat 1-6 në transfertë pas fitores së fundit të marrë në shifrat 4-1 ndaj Huescas. 10 gola në 2 ndeshje! Këto statistika te katalanasit nuk i kishin parë prej shumë kohësh.

Goli i gjashtë i Barcelonës dëshmon më së miri edhe kthimin e tyre në “epokën e artë”. Me tetë futbollistë që ndodheshin në portën kundërshtare, nisën kombinimet e shpejta “tiki-taka” për të vënë në gjumë Sociedadin, ndërsa Mesi do të gjente rrjetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online