Hysaj ia kthen presidentit me profesionalizëm! Përsërit duelin me Milanin, ndër më të mirët në fushë

Napoli ka fituar duelin kundër Romës mbrëmjen e sotme. Fitorja me shifrat 0-2 i bën të kaltrit të ndjejnë më afër aromën e Champions League. Titullar në këtë përballje të rëndësishme ishte përsëri Elseid Hysaj. Pavarësisht se kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni dhe De Laurentis e ka bërë të qartë se e dëshiron jashtë formacionit, mbrojtësi shqiptar ia kthen me profesionalizëm, duke dhënë më të mirën në fushë.

Shkodrani ka shpërblyer besimin e Gatuzos, teksa përsërit sërish atë paraqitje pozitive në duelin me Milanin. Edhe ndaj Romës Hysaj renditet ndër më të mirët në fushë, duke qenë i saktë në prapavijë, por gjithashtu edhe duke ndihmuar skuadrën përpara. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 6,5 performancën e lojtarit shqiptar, që mbyll më së miri hapësirat pas. Sinajle pozitive këto edhe për trajnerin Reja, që mund të mbështetet te Elseid Hysaj për ndeshjet e Kombëtares këtë muaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online