VIDEO/ Festa e munguar rikthehet përsëri në Shkodër, goli në minutat e fundit ndez tifozët e Vllaznisë

Prej disa javësh mungonin pamjet e tifozëve të Vllaznisë duke festuar triumfet e skuadrës së tyre të zemrës. Ekipi kuqeblu kaloi një periudhë krize për sa i përket rezultateve, duke bërë që festa të mungonte prej disa kohësh në Shkodër. Por gëzimi në fytyrat e tifozëve të Vllaznisë është ktheyr përsëri ditën e sotme.

Me pamundësinë për të qenë prezent në shkallët e stadiumit, skuadrën e zemrës e kanë ndjekur nëpër ambientet e lokaleve të qytetit. Ai gol në minutat e fundit nga Ardit Hoxhaj ka risjellë entuziasmin e gjysmës së parë të sezonit, me tifozët që shpërthejnë në festë për 3 pikët që aq shumë mungonin këto javë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online