Data e sotme ka bërë nostaligje skuadrën e Lacios. Bardheklatrit janë kthyer pas në kohë dhe nxjerrin nga arkiva e tyre predhën e Lorik Canës. Bëhet fjalë për 6 majin e vitit 2012, atëherë kur kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi do të realizonte një nga golat më të bukur të karrierës së tij.
Cana merr një top pranë mesfushës dhe avancon përpara deri sa krijon hapësirat e duhura për të shënjestruar portën. Me një goditje të fuqishme nga distanca ish-futbollisti shqiptar e ndal topin në trekëndëshin e Atalantës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? #GoalOfTheDay
? 06.05.2012
? @Atalanta_BC
???? @lorikcana #CMonEagles ? pic.twitter.com/mxeb81Bxv9— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 6, 2021