Udhëtimi me motor për në Sanremo, thumba Interit dhe rinovimi, Ibrahimoviç: Por deshi Maldini, unë këtu jam

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë i ftuar në “Che tempo che fa”, ku ka folur për eksperiencën e tij me Milanin, të ardhmen si dhe atë udhëtim të veçantë për në Sanremo. Sulmuesi suedez shprehet se ende nuk e besojnë për faktin se ishte pikërisht një tifoz ai që me motorrin e tij e dërgoi në skenën e festivalit të njohur italian. Ndërkohë sa i përket të ardhmes ia lë gjithçka në dorë Paolo Maldinit, ndërsa shton se Milani është i vetmi ekip që e emocionon. Në fund një thumbim vjen edhe për Interin, të cilët janë eliminuar nga çdo kompeticion tjetër dhe janë të përqendruar vetëm te kampionati.

Udhëtimi me motorr për në Sanremo

“Ju mund të bëni një film për atë ditë, shqetësimi i vetëm që kisha është se askush nuk më besoi, por unë bëra klip të vegjël kur ai po hipte. Unë peshoja shumë më shumë se ai, unë duhej të mbaja në mes. Dikush akoma nuk më beson. Më erdhi keq, nuk kisha shumë kohë për të folur. Kur mbërritëm, e vetmja gjë që kërkova ishte një foto, por e kisha me nxitim. Unë i thashë të priste, por ai erdhi në shtëpi. Shumë i lumtur për mesazhin”.

Rinovimi

“Të shohim. Varet nga Maldini. Nëse ai më do, unë këtu jam“.

Përgjegjësia te Milani:

“Unë jam Zlatan. Kam shumë përgjegjësi, ndihem si një udhëheqës. Ky ekip është i vetmi ku ngazëllehem. Dua të mësoj shumë dhe të jem udhërrëfyes. Kur flas ata thonë ok, ne e bëjmë atë”. Sot doja të isha në Verona, ndjej shumë brenda. Sa kaloj një ditë pa ta është si një ditë pa fëmijët e mi”.

Për trofetë

“Ende të gjitha të hapura? Po, kanë mbetur edhe shumë ndeshje, unë erdha në Milano për të fituar trofe, le të shohim. Ne gjithmonë punojmë për të fituar, edhe nëse ata (Interi) kanë avantazhin e vetëm një ndeshje në javë …”,  ka thënë Zlatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online