VIDEO/ 5 minuta larg shkarkimit! Festimi i Tuchel bën jehonë, trajneri i PSG-së: Imagjinoni të kisha të dyja këmbët!

Vetëm 5 minuta larg shkarkimit nga detyra ishte trajneri Tuchel, që e pa aq shumë pranë eliminimin nga ana e Atalantës. Trajneri i PSG-së do të ishte një “kokë turku” nëse do të largohej nga “Champions League” nga ekipi italian, duke parë edhe diferencat e jashtëzakonshme në investimet e dy ekipeve.

Për këtë arsye gëzimi është shumëfishuar teksa PSG përmbysi në mënyrë dramatike Atalantës me realizimet në minutën e 90 dhe në të 93. Në internet po merr shumë shpërndarje mënyra sesi Tuchel ka festuar, pasi kishte një problem me këmbën dhe ndiente dhimbje të mëdha, duke mos pasur mundësinë për të festuar normalisht. Në konferencën pas ndeshjes, Tuchel është shprehur se do të kishte bërë një sprint me 40 metra nëse nuk do të ndiente shqetësime.

“Nuk mund të përshkruaj asgjë. E vetmja gjë që mund të them dhe ndiej, është se sporti funksionon në këtë mënyrë. Ne luajtëm me shumë vrull për këtë fitore, ishte një kundërshtar shumë i vështirë, në një kompeticion shumë të vështirë. Kemi parë shanse shumë të mira dhe kemi shpërdoruar. Na është dashur shumë kohë për të shënuar dhe ia dolëm në dy të fundit. Festimi? Isha vetëm me një këmbë, tani imagjinoni t’i kisha të dyja. Do të kisha bërë një sprint për 40 metra”, u shpreh Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online