Nuk pranon të komentojë PSG në finale të Championsit, ish-lojtari i Marsejës i paraqiti vendimin drejtorit

0

Komentatori i zakonshëm i PSG-së në “Champions League” sa i përket RMC Sport, Eric Di Meco, ka zgjedhur që të braktisë finalen e këtij kompeticioni nëse gjigandët francezë do të kalojnë më tej. Kërkesa i ka mbërritur drejtorit të televizionit që në nisjen e “Championsit”, duke mos e quajtur veten si person të përshtatshëm për të komentuar një ndeshje historike të PSG-së, ndërsa Di Meco ka luajtur për Marsejën më parë.

Megjithatë komentatori do të jetë në pozitën e punës kur PSG do të përballet në gjysmëfinale ndaj Atletiko Madrid ose Leipzig. “RMC Sport” ka marrë masat dhe në datën 23 gusht kanë thirrur Jerome Rothen, i cili ka luajtur me PSG-në për 6 vite deri në 2010, në rast se do të mbërrihet në finale. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.