VIDEO | 45 minuta ferri, Bajerni tronditet nga ekipi i Bundesligës 2

Bajerni i Mynihut po përjeton një makth të vërtetë për momentin. Kur është mbyllur pjesa e parë në sfidën që vlen për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë ndaj Hajdenhajmit, bavarezët po pësojnë një disfatë me shifat 1-2.

Pasditja nisi mirë për të besuarit e Niko Kovaç, të cilët kaluan në avantazh me anë të Leon Goreckës, i cili shënoi me kokë, duke dhënë përshtypjen e një kualifikimi të lehtë.

Gjithsesi, tre minuta më vonë, Niklas Zyle la me një lojtar më pak ekipin e tij, pasi u ndëshkua me karton të kuq, ku faktor luajti edhe konsultimi me sistemin VAR.

Në minutën e 26-të, miqtë shënuan golin e barazimit me anë të Glatcel, i cili u tregua i saktë me goditjen me kokë.

Më pas, 13 minuta më vonë, kapiteni Shnaterer vuri heshtjen në “Allianz Arena”, pasi shënoi golin e avantazhin për miqtë nga Bundesliga 2, duke tronditur Bajernin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online