Në vitin 1976, Antonin Panenka shënoi penalltinë më të bukur dhe më të veçantë, duke mposhtur portierin kundështar me një parabol në qendër të portës dhe duke krijuar një trend. Ky lloj ekzekutimi penalltie mori emrin e legjendës hungareze dhe sot, njihet me emrin “Panenka”.
Në 43 vitet e fundit, janë të shumtë futbollistët që kanë shënuar me një penallti të tillë. Emra si Mesi, Ronaldo, Nejmar, Hazard dhe Pirlo janë vetëm disa nga yjet e futbollit që kanë pasur guximin të provojnë një ekzekutim të tillë.
Në 43-vjetorin e krijimit të këtij ekzekutimi, “Goal” ka shpërndarë videon e një realizimi të një Panenka, por është e vështirë të vendosësh nëse është penalltie më e bukur apo më e shëmtuar. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë, nëse lojtari që ka ekzekutuar do ta humbiste penalltinë, një gjobë do të ishte minimumi që do të merrte…
#OnThisDay – 1976
Antonin Panenka introduced the world to a new style of penalty ?
Is this the best/worst Panenka ever?pic.twitter.com/DrWsve6CIB
— Goal (@goal) June 20, 2019