Rikthehet Shkëlzen Gashi dhe merr për dore ekipin, vulos fitoren me 2 gola dhe 1 asist

Shkëlzen Gashi është rikthyer sërish te shkëlqimi i dikurshëm në Zvicër. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist absolut në fitoren e ekipit të tij, duke marrë për dore Araun në ndeshjen e sotme kundër Ksamaksit. Shifrat përfundimtare shënuan 3-1 dhe në të 3 golat ka pasur dorë pikërisht ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi.

E nisi fillimisht me një gol për Donet Rrudhanin që në minutën e 10 të takimit, ndërsa po në pjesën e parë mori përsipër të ekzekutonte një penallti, nga ku u tregua i saktë dhe dyfishon shifrat. Por nuk do të ndalej me kaq, pasi një tjetër gol do të mbante firmën e tij. në minutën e 76 të ndeshjes Gashi tund rrjetën përsëri duke vulosur edhe fatin e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online