Milani ka marrë një fitore bindëse mbrëmjen e sotme, teksa ka shkatërruar me goleadë ekipin e Leçes. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-4 dhe duket se kuqezinjtë nuk e kanë ndjerë kështu aspak mungesën e Ibrahimoviç, madje janë rikthyer edhe më të fortë se më parë pa të. Serinë e golave e hapi Kastijeho që në minutën e 26 të takimit. Vendasit do të barazonin po në pjesën e parë, por VAR do të thoshte fjalën e tij dhe goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë barazimi do të vinte në minutën e 54-t, ku Mankosu nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë. Por festa do të zgjaste pak. Vetëm 60 sekonda më vonë Bonaventura tund rrjetën për herë të dytë për Milanin, ndërsa në të 57-ën një kundërsulm i befasishëm gjen Rebiç me topin në zotërim në mesfushë, nga ku vrapon për në zonën kundërshtare dhe i dërgon shifrat në 1-3. Plot 3 gola në 3 minuta, ndërsa sulmuesi kroat gëzimin vendos ta ndajë me djalin që kap topat pas porte.
Por lista e golave nuk mbyllet këtu, pasi vend në të do të kishte edhe për Leaon. Ky i fundit hyn në fushë në minutën e 68, por vetëm 4 të tilla i mjaftojnë për të gjetur rrugën e rrjetës. Nuk e pati aspak të vështirë, pasi topi i servirur nga Konti e gjeti me portën e boshatisur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Quelqu’un m’explique pourquoi Rebic il va check un joueur adverse à la fin ? ? https://t.co/rzk4nrAnHu
— Eliott (@LightPronos) June 22, 2020
https://twitter.com/Futball_Karim/status/1275143478993997824
Samu Castillejo's goal https://t.co/Hlwkk2zIWw
— ?19(bakup1) (@semo33x) June 22, 2020
https://twitter.com/semo33x/status/1275141647098163201