VIDEO/ 15 minuta në lot për Suarezin! Sulmuesi e mbyll me Kupën e Botës duke qarë, reagimi emocional pas golit të Koresë së Jugut

Uruguaji është eliminuar nga Kupa e Botës, megjithëse fitoi ndeshjen e fundit 2-0 kundër Ganës. Koreja e Jugut shënoi në minutat e fundit të takimit golin e fitores, çka e dërgoi automatikisht në raundin e 1/16-ve. Një lajm i tillë erdhi si tronditje për uruguajanët, të cilëve u nevojitej edhe një gol për të kaluar më tej.

Luis Suarez ka tërhequr vëmendjen e kameramanëve për shkak të reagiit tejet emocional që pati pas golit të Koresë së Jugut. Ish-sulmuesi i Barcelonës e mësoi rezultatin kur po luhej minuta e 85 e takimit dhe që atëherë nuk i ka ndalur lotët në pankinë. 15 minutat e fundit kanë sjellë lot në sytë e Suarezit, që e mbyllë në këtë mënyrë Kupën e Botës. Me shumë ngjasa ky Botëror ishte dhe i fundit në karrierë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online