Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Forcën e Zvicrës e pa më së miri edhe Brazili, Xhaka e Shaqiri kërkojnë vetëm fitoren ndaj Serbisë

Përfundimi i fazës së grupeve përfundon me sfidën Zvicër-Serbi. Një përballje që gëzon interes të lartë jo vetëm për shkak të faktit se do të luajë një rol kyç për Kombëtaren që do të kualifikohet më tej, por edhe për vetë atë çfarë ndodhi 4 vite më parë në Rusi 2018. Të dyja skuadrat janë ende në garë dhe luajnë gjithçka ndaj njëra-tjetrës.

Nisur nga paraqitjet e bëra deri më tani nga të dy përfaqësueset, Serbia është dukshëm larg nivelit në të cilin pritej. Mbrojtja serbe nuk garanton siguri të plotë, ndërsa sulmi nuk ka qenë në lartësinë e duhur, pavarësisht cilësive që ka në ekip. Përpara do të gjejnë një skuadër mjaft të  qendrueshme dhe të mirëvendosur, që lë pak hapësira pas. Këtë e di mirë edhe Brazili, që megjithë yjet që ka në dispozicion e pati të vështirë të çante prapavijën helvete. Zgjidhja erdhi me një goditje perfekte nga Kasemiro.

Nisur nga ky fakt Zvicra pritet të jetë një mur i pakalueshëm për Serbinë. Por duket ditur se Kameruni do të luajnë çdo kartë të mundshme kundër Brazili, që me shumë mundësi do të zbresë në fushë me formacionin e dytë, Zvicra nuk do të dojë të lërë vend për surpriza dhe do të synojë tre pikët ndaj Serbisë. Një trepikësh që do të jetë edhe më i mundur me një sforcim më shumë se zakonisht të Xhakës apo Shaqirit, të cilët më shumë se kushdo tjetër do të donin të dilnin fitimtarë nga kjo përballje./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Zvicra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online