Uruguaji është eliminuar nga Kupa e Botës, megjithëse fitoi ndeshjen e fundit 2-0 kundër Ganës. Koreja e Jugut shënoi në minutat e fundit të takimit golin e fitores, çka e dërgoi automatikisht në raundin e 1/16-ve. Një lajm i tillë erdhi si tronditje për uruguajanët, të cilëve u nevojitej edhe një gol për të kaluar më tej.
Luis Suarez ka tërhequr vëmendjen e kameramanëve për shkak të reagiit tejet emocional që pati pas golit të Koresë së Jugut. Ish-sulmuesi i Barcelonës e mësoi rezultatin kur po luhej minuta e 85 e takimit dhe që atëherë nuk i ka ndalur lotët në pankinë. 15 minutat e fundit kanë sjellë lot në sytë e Suarezit, që e mbyllë në këtë mënyrë Kupën e Botës. Me shumë ngjasa ky Botëror ishte dhe i fundit në karrierë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
It’s all too much for Luis Suarez… ???#ITVFootball | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/Wsl8xwRUBg
— ITV Football (@itvfootball) December 2, 2022