VIDEO/ 12 minuta moviolë për Laçi-Partizani, “1 penallti e gjysmë” e mohuar për të kuqtë

Klubi i Partizanit ka reaguar ashpër për arbitrimin e Kridens Metës në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit. Presidenti Demi e ka cilësuar gjyqtarin si një ordiner që i mohoi Partizanit dy penallti. Më pas kryeqytetasit do të eliminoheshin në ruletën ruse nga kurbinasit. Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, është bërë një moviolë prej 12 minutash për ndeshjen Laçi-Partizani.

Specialisti i gjykimit, Bujar Pregja, është shprehur se rasti i minutës së 31 me duart e vendosura ndaj Cinarit ishte penallti e pastër. Ndërkohë për rastin e dytë që Partizani e pretendoi si penallti të pastër, në minutën e 61 me ndërhyrjen kundër Murataj, Pregja ka thënë se është një situatë shumë e diskutueshme ku nuk është gabim edhe nëse nuk u dha penallti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online