Data e sotme shënon 11 vite nga humbja e një legjende të futbollit shqiptar si Panajot Pano. Ish-lojtari i njohur u nda nga jeta në vitin 2010 në Florida të SHBA-ve bë moshën 71-vjeçare. Por pavarësisht se u largua fizikisht, Pano ka lënë përjetësisht veprën e tij në futbollin shqiptar, ku ka qenë një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.
Partizani, klub ku kaloi karrierën e tij, ka kujtuar mes emocioneve legjendën e tyre. Të kuqtë kanë bërë një homazh për ish-sulmuesin, teksa përmbledh në një video gjurmët që ai ka lënë përgjatë karrierës së tij. Ndërkohë fjalët nuk mund të mungojnë as nga djali i tij, Ledio Pano, që përkujton babain e tij në këtë 11 vjetor të ndarjes nga jeta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/