Në Shkodër ka surpriza për Vllazninë, tifozja 6-vjeçare vjen me dhurata për Brdariç dhe lojtarët

0

Vllaznia ka rikthyer buzëqeshjen e munguar prej shumë vitesh te tifozët shkodranë. Kuqeblutë kanë ndryshuar tërësisht këtë sezon dhe paraqitjet në fushën e lojës janë dëshmia më e pastër. Harmonia dhe fryma pozitive dallohen lehtë në kampin shkodran, që tanimë kanë nga pas të gjithë tifozët, madje edhe ata në moshë fare të vogël.

Një surprizë e bukur ka ardhur sot për skuadrën kuqeblu. Onesa, tifozja 6-vjeçare e Vllaznisë, është paraqitur në stërvitjet e ekipit dhe ka shpërndarë dhuruatat e saj. Një libër për historinë e Shkodrës ka qenë dhurata simbolike për trajnerin Tomas Brdariç, ndërsa të gjithë lojtarët kanë marrë nga një lule për gëzimin e madh që i kanë falur me lojën e tyre.

“Onesa 6 vjeçare i ka bërë një suprizë të bukur sot ekipit të Vllaznisë. Ajo i ka dhuruar trajnerit Thomas Brdariç një libër në lidhje me historinë e Shkodrës në shenjë respekti për punën që po bën për këtë skuadër. U ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një lule për kënaqësinë që po i jep asaj por edhe gjithë Shkodrës. Bravo Onesa Nikshiqi, tifozja e vogël kuqeblu!”, shkruan klubi në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.