VIDEO/ 11 vite lot dhe dëshpërim, përshëndesni kampionët e rinj të SERISË A!

Serie A këtë sezon ka qenë emocionuese si rrallë herë këto vitet e fundit. Titulli kampion është vendosur vetëm në javën e fundit, kur Milani dhe Interi lu.ftonin në një derbi në distancë për të marrë në duart e tyre trofeun. Pas 11 viteve lot dhe dëshpërim, tifozët e Milanit mund të festojnë lirisht si kampionë të Italisë.

Kuqezinjve u mjaftonte edhe vetëm një barazim ditën e sotme kundër Sasuolos, por nuk janë kënaqur me kaq. “Djajtë” myllur çdo llogari të mundshme që në pjesën e parë të takimit. Giroud tundi rrjetën dy herë në minutën e 17 dhe të 32-të, ndërsa në minutën e 36 Kessie vulosi shifrat në 0-3. Tre pikë të marra në transfertën e Sassuolos që i kanë sjellë trofeun e kampionit të duart e tyre.

Ndërkohë në “San Siro” loja rrodhi në mënyrën e kundërt nga në “Mappei”. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 kundër Sampdorias, ndërsa në të dytën Interi hyn me një tjetër marsh. Perisiç në minutën e 49 dhe më pas Correa dy herë në të 55-n dhe të 57-n i japin zikaltërve fitoren 3-0. Megjithatë kaq nuk mjafton, pasi titulli i takon Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online