Çdo lojtar dëshiron të luajë dhe normalisht diçka të tillë e do edhe Arturo Vidal, mesfushori që Barcelona e bleu te Bajerni i Mynihut këtë verë. Për të kishte edhe një ofertë nga Interi, por në fund vendosi të transferohej te spanjollët.
Vidal ende nuk është përshtatur si duhet me katalanasit dhe trajner Ernesto Valverdo e ka aktivizuar pak, gjë që nuk po i pëlqen shumë mesfushorit. Jo vetëm kaq, pasi nuk ngurron edhe ta shpresë përmes formave të ndryshme.
Në ndeshjen e djeshme kundër Totenhemit ai u aktivizua vetëm në minutën e 87-të, gjë që nuk i ka pëlqyer. Zemërimin e tij e ka treguar përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet një “emoji” me fytyrën e zemëruar.