“Vi te Shqipëria si një lojtar më shumë”, Keidi Bare: Nuk kam se çfarë të flas me trajnerin

Ndeshja ndaj Lituanisë ka lënë një shije të hidhur te Kombëtarja e Shqipërisë. Humbja e marrë kundër ekipit modest nuk mund të pritej mirë edhe nga ana e tifozëve, që ishin të bindur te kuqezinjtë nga performanca e treguar me ardhjen e Rejës.

I gjendur përpara gazetarëve në konferencën për shtyp, Keidi Bare është shprehur se në ndeshjen ndaj Lituanisë futbollistët ishin të shpërqendruar, ose më saktë…nuk ishin në fushën e blertë. Ndërsa kur flitet për sigurinë e vendit të titullarit, mesfushori kuqezi shprehet se vjen si një lojtar më tepër.

“Nuk kam se çfarë të flas me trajnerin sepse ai vendos se çfarë duhet të bëjmë në çdo stërvitje dhe ndeshje. Ndaj Lituanisë nuk ishim në fushë dhe ishim të shpërqëndruar. Këto ndeshje në vazhdim do t’i bëjmë mirë dhe do të marrim fitore. Unë vi këtu si një lojtar më shumë dhe jap 100% tim te Kombëtarja. Pikësëpari duhet të mendojmë për Kazakistanin që të bëjmë lojën tonë dhe të futemi në fushë me qëllimin për të fituar. Gjithçka tjetër e tregon fusha se ku duhet të jetë Shqipëria”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online