VENDIMI/ Juventusi nuk e fiton 3-0 në tavolinë, por për Napolin mund të shkojë edhe më keq

0

Në kryeqendër të vëmendjes mediatike në Itali është përballja që nuk u zhvillua mes Juventusit dhe Napolit. Ekipi i Gatuzos nuk u paraqit në Torino për shkakun se kishte disa raste pozitiv me Koronavirus në klub, ndërsa sipas rregullave të UEFA-s, mjaftojnë vetëm 13 lojtarë që të jenë negativ nga pandemia dhe ndeshja duhet të zhvillohet me patjetër.

Për këtë arsye u mendua se Juventusi e kishte fitoren 3-0 në tavolinë. Por mediat në Itali janë duke raportuar zhvillime të fundit që e hedhin poshtë këtë hipotezë. Nisur edhe nga fakti se badhezinjtë janë sulmuar prej vitesh për mbështetje “të padrejtë” që i vjen në kampionatin Italian, kjo çështje i kthehet me efekt bumerang.

Juventusi nuk do ta fitojë këtë ndeshje në tavolinë, ndërsa do të caktohet një tjetër datë për përballjen me Napolin. Ndërkohë për ekipin e Gatuzos kjo mund të rezultojë edhe më keq pasi në rast se do të humbasin ndaj bardhezinjëve, atëherë do të llogarisin edhe pikë minus për shkakun se ka shkelur protokollin. Deri në këto momente është duke u përfolur vetëm për një pikë zbritje me arsyen se nuk u paraqit në fushën e lojës, por mbetet të shohim vendimin zyrtar. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.