Vëzhguesi që pikasi Pogba e Kroos e këshillonte për blerje të menjëhershme, kur Roma donte  “të panjohurin“ Kumbulla 4 vite më parë

0

Marash Kumbulla mbërriti ditën e sotme në Romë për të kryer vizitat mjekësore, që më pas do të pasojnë me firmën në kontratë. Një fat ky i përcaktuar që 4 vite më parë, atëherë kur vëzhguesi i njohur Italian, Giorgio Boscolo, i sugjeronte kryeqytetasve mbojtësin shqiptar si një blerje të menjëhershme.

“Ai tregon personalitet, qetësi në menaxhimin dhe shpërndarjen e topit, një strukturë fizike ekselente në krahasim me moshën dhe vend për përmirësim. I vëmendshëm dhe vendimtar në mbulim, sulmon mirë topin dhe kundërshtarin, i fortë në lojën në ajër. Një lojtar shumë interesat“, shkruan Boscolo në përshrkimin e tij për Marash Kumbullën në kohën kur ky i fundit ishte vetëm 16 vjeç.

Talenti shqitpar ra në sytë e skautit të njohur në ndeshjen mes Veronës dhe Latinas, ndërsa gazetari Gianluca Di Marzio zbulon se në raportim shkruhej: “Një profil për t’u blerë menjëherë për të ardhmen për ekipin e parë“.

Roma vendosi t’i vërë veshin fjalëve të Boscolo, i cili ka punuar edhe te Juventusi dhe Sampdoria e që në karrierën e tij ka zbuluar edhe emra si Varane, Kroos, Pogba, Coman, Alaba, Martial apo Gnabry. Verdhekuqtë u hodhën në sulm menjëherë për blerjen e “të panjohurit“ Kumbulla, por ishte Verona ajo që ndaloi gjithçka, pasi kishte besim të palëkundur në potencialin e mbrojtësit kuqezi. Koha i dha të drejtë. Roma bën të sajën thesarin e Kombëtares shqiptare, megjithëse këtë herë nuk kemi të bëjmë me një të panjohur, por me një futbollist për të cilin i është dashur të shpenzojë 30 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.