“Këta lojtarë kanë shkruar emrin në histori”, Martini ka besim te Teutë: Kemi shanset tona kundër Granadas

Një kundërshtar i një kalibri të lartë ka zbarkuar në Shqipëri për të hyrë në fushë ditën e nesërme ndaj Teutës. Granada është një nga rivalët që durrsakët do i dëshironin më pak t’i kishin përballë, por ishte shorti ai që vulosi gjithçka. E pavarësisht diferencave të mëdha mes ekipeve në fushë do të jenë 11 lojtarë kundër 11 të tjerëve dhe asgjë nuk e ndal Teutën të besojë se turi i radhës mund të gjejë pikërisht ata. Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri Edi Martini shprehet se skuadra e tij ka shanset e saj në këtë takim. Tekniku shkodran thekson se ky grup lojtarësh tashmë ka hyrë në histori.

“Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të njohur kundërshtarët. I dimë kush janë. Kanë lojtarë solid që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

Todorovski nuk do të jetë pasi është dëmtuar në Superkupë. Shpresojmë që të japim më të mirën pasi edhe ne kemi shanset tona. Ndeshja është me një takim dhe determinante. Ne do kërkojmë të bëjmë lojën tonë.

15 vite përpara me Parmën, mendoni te suksesi ndaj Granadas? Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të vejë ndeshja këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh, do isha I lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë”, ka thënë Edi Martini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online