Dje u fol shumë për dëmtime te Skënderbeu, por të gjithë janë kthyer dhe Daja ndihet më i qetë. Përjashtim bën vetëm Xhejms. Të gjithë ata me probleme kalimtare janë bashkuar me grupin dhe do të vijojnë stërvitjen të rregullt. I vetmi që shqetëson është Xhejms Adeni. Gazeta ka mësuar se ai është dyshimi më i madh i Skënderbeut dhe gjasat janë ta humbasë ndeshjen e parë, por nuk përjashtohet ndonjë mrekulli dhe nigeriani të jetë në fushë më 17 gusht. Koha është e mjaftueshme për sulmuesin, ndërkohë që të tjerët janë plotësisht gati.
Formacioni i mundshëm i Skënderbeut
Shehi -Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Gavazaj, Lalaj, Nimaga, Latifi – Soue