Daja tregon pse ka frikë nga spiunët të Dinamos

Trajneri zbulon arsyen pse nga e diela e në vazhdim do ta bëjë stërvitjen me dyer të mbyllura: Mund të ketë të dërguar nga Kroacia

Leonard Trebicka

Kur u kthye nga Zagrebi dhe filloi përgatitjet anti-Dinamo Zagreb në Korçë, trajneri Daja tha se ditët e fundit stërvitja do të bëhet me dyer të mbyllura. Kjo deklaratë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa dje numri 1 i stolit korçar ka treguar me detaje pse ka vendosur të ndjekë këtë taktikë. Për “Sport Ekspres” ai tregon pse i druhet ndonjë spiuni kroat, që mund të mbërrijë në fundjavë në Korçë. Ai ka folur edhe për përgatitjet e këtyre ditëve, duke u shprehur optimist për ballafaqimin me Dinamon e Zagrebit.

“FRIKA” – “Së pari, mos e keqkuptoni fjalën “frikë”, pasi nuk kemi frikë nga askënd, por kam marrë informacione gjatë këtyre ditëve se është e mundur që para ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, skuadra kundërshtare të dërgojë “spiunë” për të ndjekur stërvitjet tonë në Korçë. Janë informacione të sakta dhe, duke qenë se tre stërvitjet e fundit do të jenë krejtësisht taktike, në to duket qartë si do të veprojmë në fushë më 17 gusht. Ndaj vendosëm që këto stërvitje të jenë me dyer të mbyllura. Është e drejta e tyre të dërgojnë “spiunë”, siç veprojmë edhe ne në të tilla raste. Plus kësaj, në gjithë botën stërvitjet bëhen me dyer të mbyllura, nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kjo është pak a shumë ajo që ne i druhemi si staf teknik”, – tha në fillim Daja.

TRI DITË – Tri ditët e fundit të përgatitjeve në Korçës, pra ato me dyer të mbyllura, nuk do të zhvillohen si tani, në fushën me bar natyral të aneksit, por në stadium. “Duke filluar që nga e diela, do të mbyllim dyert e stadiumit. Të dielën në mbrëmje do të jetë stërvitja e parë. Të hënën dhe të martën paradite do të punoj krejtësisht me skema taktike, prandaj këto tri ditë do të jenë pa tifozë. U kam kërkuar ndjesë të gjithë tifozëve, sepse e di që mezi presin ta shohin skuadrën në fushë. Duhet të mendojmë vetëm për Dinamon. Pas të martës do të udhëtojmë në Zagreb dhe të mërkurën, një ditë përpara ndeshjes, do të stërvitemi në stadiumin “Maksimir”.

DËMTIMET – Dajën e shqetësojnë dëmtimet e orëve të fundit, por sipas tij janë kalimtare. Trajneri e ka pasur grupin thuajse të plotë dje dhe do të punojë më rehat në vazhdim. “Kemi javë të tëra që nuk kemi pushuar dhe lojtarët e ndjejnë diçka të tillë. Nuk është e lehtë dhe do të ketë edhe ndonjë dëmtim. Kur stërvitjet janë të plota, si tani, edhe grupi duhet të jetë i plotë. Pres që ditët në vazhdim të mos kemi probleme të tilla dhe të mendojmë të gjithë bashkë vetëm për ndeshjen e parë. Ndeshja ndaj kroatëve është e rëndësishme, por të gjithë bashkë mund t’ia dalim,” – e ka mbyllur trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online