“Vetëm Tiranën dhe Partizanin shoh për titull në Superiore”, Starova: Rexhepin e bëmë copash në derbi, më i miri me Vllazninë

Pas derbit Partizani-Tirana të fituar prej bardhebluve, të dyja skuadrat janë futur në garën për titullin kampion. Të kuqtë u rikthyen menjëherë tek 3 pikët duke mposhtur Vllazninë 1-2, ndërsa Tirana barazoi në shtëpi ndaj Lacit.

Trajneri i njohur, Sulejman Starova në emisionin “Skaner” në MCN TV deklaroi se shikon si favorit për titullin kampion vetëm Partizanin dhe Tiranën.

“Unë vetëm Partizanin dhe Tiranën shoh si favorite për të fituar titullin kampion në Superiore. Partizani ka pak luhatje, Skuka nuk luan fare një ndeshje dhe vjen kthehet në hero në tjetrën. Portieri po ashtu, e bëmë copash në derbi dhe ishte më i miri me Vllazninë”- u shpreh Starova. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online