A do të jetë Polonia një Hungari e dytë? Njihuni me statistikat e Shqipërisë me rivalët në kualifikuese, kurrë më parë me Ishujt Faroe

Shqipëria ka njohur kundërshtarët me të cilët do të garojë viti ne ardhshëm për një vend në Euro 2024. Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë rivalët e kuqezinjve në grupin E. Nëse gërmojmë në të shkuarën nxjerrin statistika interesante, të cilat kemi mundësinë t’i përmirësojmë, duke nisur që nga muaji mars.

Polonia

Polonia është rivali më i freskët për kuqezinjtë, që e kujtojnë mjaft mirë lu.ftën e fortë mes të dy Kombëtareve për të siguruar vendin e dytë në kualifikueset e shkuara të Kupës së Botës. Bilanci me polakët anon nga negativja për ekipin tonë kombëtar, duke qenë se numërojnë vetëm 1 fitore në 13 përballje me ta. Madje triumfi i vetëm ka ardhur në një takim miqësor në vitin e largët 1953. Sa i përket ndeshjeve zyrtare, Shqipëria ka 6 humbje dhe 2 barazime me polakët dhe kualifikueset e radhës janë shansi për të festuar fitoren e parë në një përballje zyrtare. Kujtojmë se në një bilanc të tillë gjendeshim edhe një vit më parë me Hungarinë, por ishte Armando Broja ai që i dha ekipit kombëtar dy fitoret e para me hungarezë. A do të përsëritet historia edhe me Poloninë? Mbetet për t’u parë.

Çekia

Që nga koha kur Çekia dhe Sllovakia janë ndarë në dy republika të ndryshme, Shqipëria është përballur vetëm një herë me këtë kundërshtar. Bëhet fjalë për miqësoren që ekipi i drejtuar nga Reja zhvilloi një vit më parë, në datën 8 qershor. Në atë takim çekët fituan me rezultatin 3-1, ku goli i vetëm për ekipin tonë kombëtar erdhi nga këmba e Sokol Cikalleshit. Por nëse marrim në konsideratë edhe periudhën kur Çekia ishte pjesë e Çekosllovakisë, atëherë mes dy përfaqësueseve janë zhvilluar 5 takime, ndër të cilat Shqipëria ka fituar 2 miqësore në vitin 1952, ndërsa Çekosllovakia ka fituar 3 ndeshjet e tjera. Ndër këto fitore njëra ka ardhur në një miqësore në vitin 1950, ndërsa dy të tjerat në kualifikueset e Kampionatit Europian në vitin 1991. Statistikat janë shpresëdhënese për këtë kundërshtar.

Moldavia

Nëse ka një kundërshtar ku statistikat janë të gjitha në krahun tonë, ai kundërshtar është Moldavia. Historia na ka vënë 5 herë përballë njëri-tjetrit, ku në asnjë rast nuk kemi dalë me humbje nga fusha e lojës. Bilanci është pozitiv për kuqezinjtë, që numërojnë 4 fitore, të gjitha në kualifikueset për Kampionatin Europian, dhe një barazim pa gola në një miqësore të zhvilluar në vitin 2012. Sa i përket golavarazhit, qendron 12-2 në favorin tonë.

Ishujt Faroe

Ishujt Faroe është një kundërshtar i panjohur për kuqezinjtë. Për herë të parë në histori, fati ka vënë përballë Kombëtaren e Faroeve me Shqipërinë. Statistikat mes tyre janë të gjitha për t’u shkruar dhe historia mes tyre fillon më 20 qershor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online